Tetë pacientë me Covid-19 pozitivë po trajtohen në ShSKUK
19 dhjetor 2021
| 10:23
Tetë pacientë me Covid-19 pozitivë po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e datës 19 dhjetor 2021.
Në trajtim mjekësor janë edhe 30 pacientë të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar
Spitali i Ferizajt, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient