Tetë pacientë me Covid marrin trajtim mjekësor
09 prill 2022
| 13:03
Tetë pacientë janë të shtrirë për tretman mjekësor nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Prej tyre, 7 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 1 pacient i negativizuar, post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 1 pacient