Tetë persona nga Istogu do të testohen për koronavirus

26 prill 2020 | 17:31

Koordinatori i Shtabit Emergjent në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj, ka bërë të ditur se bashkë me IKSHPK-në janë duke hulumtuar kontaktet e personave të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Dreshaj përmes një statusi në “Facebook” ka bërë të ditur se aktualisht janë tetë persona që pritet t’i nënshtrohen testimit për koronavirus.

“Shtabi Emergjent Komunal në bashkëpunim me IKSHPK-në janë duke hulumtuar kontaktet e personave të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe aktualisht kemi 8 persona që priten të ju nënshtrohen testit!”, ka shkruar Dreshaj në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Komuna e Istogut dhe gjendja e saj aktuale me COVID-19!

Deri sot nga informacionet zyrtare nga IKSHPK kemi 8 raste të konfirmuara pozitiv në Covid 19 në komunën e Istogut, prej të cilave raste kemi 1 person të vdekur, 1 person të shëruar, 6 raste nën kujdes e përcjellje dhe në vet izolim dhe rasti i ri i konfirmuar mbrëmë gjendet në Klinikë Infektive në Prishtinë, i cili nga 15.04.2020 ishte i shtrirë në Spitalin Regjional në Pejë për probleme neurologjike!

Shtabi Emergjent Komunal në bashkëpunim me IKSHPK-në janë duke hulumtuar kontaktet e personave të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe aktualisht kemi 8 persona që priten të ju nënshtrohen testit!

Shtabi Emergjent Komunal është duke punuar vazhdimisht dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale që të realizojnë detyrat e tyre. Komuna e Istogut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq janë duke u dalë në ndihmë me pako ushqimore dhe higjenike familjeve në nevojë.
Situata është nën menaxhim por jo për t’u injoruar prandaj ju lutemi të kemi kujdes të shtuar edhe pak, se gjithë bashkë do ja dalim.
Kujdes të shtuar Po, Panik Jo .
Shtabi Emergjent Komunal

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci iu ka bërë thirrje medieve që të…