Tetë persona të vdekur pas bombardimeve në zonën e demilitarizuar në Idlib
Të paktën tetë persona janë vrarë të premten nga sulmet e Qeverisë siriane në provincën Idlib, të kontrolluar nga rebelët, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke raportuar kështu për numrin më të madh të të vdekurve prej kur është krijuar zona e demilitarizuar nga Rusia dhe Turqia në këtë rajon, transmeton “Reuters”.
Ky vëzhgues ka thënë se vdekjet kanë ndodhur në qytetin, Jarjanaz, që ndodhet afër zonës së thellë, e cila përfshihet në paktin ruso-turk.
Pakti, i nënshkruar në mes të Rusisë, aleatit kryesor të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe Turqisë, e cila përkrah rebelët, ka bllokuar përpjekjet e Qeverisë për të fituar kontrollin në Idlib.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth tre milionë persona jetojnë në këto zona dhe beteja e Assadit për të kontrolluar këtë zonë mund të rezultojë me tragjedinë më të keqe në luftën civile shtatëvjeçare.
Vëzhguesi me bazë në Britani ka raportuar vazhdimisht për shkëmbim të sulmeve me armë zjarri në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve, prej kur është arritur marrëveshja, duke thënë se nga ajo kohë në këtë zonë kanë vdekur 18 persona.
Provinca Idlib banohet nga rebelët e grupit, Tahrir al-Sham, bashkëdyzim i grupeve islamiste të kontrolluara nga Al-Kaida deri më 2016. (Rel)