Tetë policë të lënduar nga aksidenti në veri, flasin nga spitali i Mitrovicës

13 dhjetor 2024 | 21:55

Tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas vetaksidentit që pësuan sot.

Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për medie e Spitalit të Mitrovicës, tha për medie se deri tani janë duke u kryer ekzaminimet e para dhe ende nuk ka shumë informacione.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë. Deri tani ende nuk ka shume informacione. Janë tetë prej tyre që po trajtohen në emergjencë”, tha thënë Mustafa-Hakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ditën e tretë të Panairit të Librit të…