Tetë raste me koronavirus në klubin e Beshiktashit
Klubi turk Beshiktash ka konfirmuar se presidenti i klubit, Ahmet Nuri Cebi, është diagnostikuar me koronavirus. Klubi i elitës turke në futboll ka njoftuar se në testet që i janë nënshtruar skuadra dhe gjithë anëtarët e klubit, tetë kanë dal pozitive.
Raportohet se një nga ta është futbollist. Të premten janë raportuar dy raste tjera me koronavirus te klubi, duke dërguar numrin total në dhjetë.
“Të mërkurën, 13 maj, testet për COVID-19 i janë bërë gjithë futbollistëve, stafit teknik dhe antarëve të klubit. Tetë rezultate kanë qenë pozitive. Testi për COVID-19 i presidentit tonë, Ahmet Nuri Cebi, që është bërë të mërkurën, po ashtu ka dal pozitiv. Procesi i trajtimit ka filluar menjëherë”, është thënë nga klubi turk.
Po ashtu Kashimpasha ka raportuar dy raste me koronavirus në mesin e futbollistëve. Te Kashimpasha luajnë Florent Hadergjonaj dhe Loret Sadiku.
Ata kanë qenë në karantinë siç kërkon protokolli mjekësor, ndërsa Superliga e Turqisë do të rifillojë më 12 qershor.