Tetë raste të reja dhe mbi 4 mijë të vaksinuar në Kosovë
07 dhjetor 2021
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar për tetë raste të reja me Covid në 24 orët e fundit/
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në këtë periudhe kohore janë dhënë 4 019 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 630 082 doza të vaksinës. Deri më sot 767 742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2 274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848. Në total numri i rasteve aktive është 314”, ka njoftuar MSh-ja.