Tetë raste të reja me Covid dhe 2 142 të vaksinuar
01 dhjetor 2021
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë parqitur tetë raste të reja me Covid.
Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 2 142 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 617 512 doza të vaksinës. Deri më sot 762 675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 0 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 801. Në total numri i rasteve aktive është 314”, ka njoftuar MSh-ja.