Tetë raste të reja me Covid dhe një rast i vdekjes në Kosovë
20 qershor 2021
| 14:38
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe nëntë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.
Në total numri i rasteve aktive është 174.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.
Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.