Tetë raste të reja me Covid në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.895 testime, tetë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të enjten janë shëruar edhe tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.
Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Bazuar në raportet e datës 16 dhjetor 2021 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 36 pacientë që po trajtohen në klinikat dhe repartet Covid-19.
Tetë pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë post-Covid.
Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksgjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.