Tetë të arrestuar nga vrasja që ndodhi dje në Malishevë
Tetë persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në vrasjen që ka ndodhur dje në Malishevë, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë.
“Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të dyshuar meshkujsh kosovar, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale, ndërsa janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.