Tetë të infektuar me Covid-19 në klubin elitar rus

26 qershor 2020 | 11:46

Koronavirusi ka prekur në masë klubet e futbollit në Rusi. Të enjten janë konfirmuar tetë persona të tjerë të infektuar me Covid-19.

FC Orenburg ka dalë me deklaratë dhe bën me dije se 6 futbollistë dhe 2 pjesëtarë të stafit janë testuar dhe kanë dalë pozitivë. Kjo situatë ndodh dy ditë para ndeshjes që FC Orenburg ka me skuadrën Krasnodar. Para pak ditëve kësaj skuadre iu shty një tjetër ndeshje, ajo kundër Dynamo Moscowit. Shkak ishin disa lojtarë të skuadrës ruse që ishin prekur nga koronavirusi.

Ata ishin testuar para ndeshjes me Lokomotiv Moscowin që u zhvillua më 21 qershor. Testet e fundit i kanë nxjerrë pozitivë dhe lojtarët dhe pjesëtarët e stafit janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ledri Vula së bashku me Dafina Zeqirin ka ndarë të…