Tetë të lënduar nga një aksident trafiku mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”
Tetë persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Daut Hoxha, ka thënë për lajmi.net se në aksident janë përfshirë 4 vetura.
“Rreth ores 18:40 ne autostraden “Dr. I. Rugova” km-40 eshte shkaktuar një aksident trafiku me lendime . Te perfshira kane qene 04 automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare jane raportuar 08 persona te lenduar”, ka thënë Hoxha.
Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes në vozitje në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.
“Rastet te tilla te aksidenteve shpesh po rezultojne me fatalitet andaj apelojme tek drejtuesit e automjeteve te jene me te kujdesshem dhe te respektojne rregullat ne trafik. Policia me njesitet e saj po ndermerr dhe do te ndermerr masa rigoroze ndaj kundervajtesve qe shkelin rregullat ne trafik”, ka shtuar Hoxha.