Tetë të rinj vdesin si pasojë e ngufatjes prej gazit gjatë festimeve në Bosnje

01 janar 2021 | 13:37

Tetë të rinj mes moshës 18 dhe 19 vjeçare kanë vdekur si pasojë e ngufatjes nga gazi në një shtëpi vikendi në Posushje të Bosnjes, ku po festonin natën e Vitit të Ri, kanë njoftuar autoritetet.

“Kishte të rinj të tjerë që po e festonin Vitin e Ri në shtëpinë afër. Ata vunë re se askush s’po lëvizte dhe pasi hynë brenda, panë që të tetë njerëzit të shtrirë, pa shenja jete dhe kanë thirrur policinë”, ka thënë ministri i Brendshëm i kantonit të Hercegovinës Perëndimore, Milan Galiq.

Dyshohet se shkak i vdekjes ishte asfiksia, por s’janë dhënë detaje të tjera.

Hetimi ka nisur, e Policia pritet të nxjerrë informata të mëtejme.

“Nuk kam përjetuar asgjë më të rëndë se të humbim fëmijë në tragjedi si kjo. Jemi këtu të shprehim solidaritet dhe ngushëllimet për familjet që humbën fëmijët”, ka thënë kryeministri Zdenko Qosiq.

Tragjedia ishte raportuar në mëngjesin e së premtes.

Sipas informatave jozyrtare, siç raporton “Klix”, të vdekur ishin katër vajza dhe katër djem.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së…