Tetë të shëruar dhe 2 raste të reja me covid sot në Malishevë

12 maj 2021 | 16:08

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 8 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 2 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1107 raste, prej tyre 1036 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 19 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ARTMOTION dhe KUJTESA kane siguruar të drejtat e transmetimit ekskluziv…