Tetë të vdekur, 454 të shëruar dhe 109 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

29 dhjetor 2020 | 15:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tetë persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 454 persona dhe janë paraqitur 109 të reja me Covid, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

454 TË SHËRUAR DHE 109 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 744 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 109 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Komisionit parlamentar për arsim dhe zëvendëse e kryetarit…