Tetë të vdekur dhe 119 raste të reja me Covid në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë vdekur tetë persona si pasojë e infeksionit me Covid.
Po ashtu, ky institut ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 119 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 118 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13 334 raste nga 50 683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 516 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 345”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar rastet e reja sipas komunave.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë”, ka njoftuar IKShPK-ja.