Tetë të vdekur dhe 181 raste me koronavirus për 24 orë
IKSHPK-ja ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 181 raste të reja me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit po ashtu kanë ndërruar jetë edhe tetë persona të prekur me koronavirus, kështu duke e çuar në 1 mijë e 317 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
407 TË SHËRUAR DHE 181 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!