Tetë të vdekur dhe 62 raste të reja me Covid në Kosovë

19 maj 2021 | 15:05

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur tetë persona nga Covidi.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 62 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 379 persona, shkruan “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

379 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.049 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 10 raste, Obiliq 8 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Gjakovë 4 raste, Klinë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë Kosovë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Pejë, Rahovec, Viti dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bretkosa” vjen sërish në Teatrin Kamertal AAB, të enjten më…