Tetë të vdekur dhe 754 raste të reja me Covid në Kosovë
07 shkurt 2022
| 15:01
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.
Në total numri i rasteve aktive është 23.823.