Tetë të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, mes tyre një fëmijë 5 vjeç

26 tetor 2021 | 19:51

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3559 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 650 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 8 qytetarë, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç nga Saranda.

Aktualisht në spitalet Covid-19 po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar./A2/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Po afrohet dita e zgjedhjeve të balotazhit në…