Tetë të vdekur në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë

13 shkurt 2019 | 19:19

Numri i viktimave ka arritur në tetë, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. 

Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë ‘Durmo Turs’, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu tetë viktima dhe shumë persona të lënduar.

“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitetet. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë tetë viktima”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Brendshëm, raporton “Alsat-m”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të investimeve 10 vjeçare në mbulimin e deponive…