Tetë tezga nga DRC modernizojnë tregun multietnik në Kamenicë
Këshilli Danez për Refugjatë, Misioni në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, kanë arritur të realizojnë një pjesë të Memorandumit të Mirëkuptimit, që kishte për qëllim modernizmin e tregut multietnik në komunë.
Në bazë të këtij memorandumi Këshilli Danez për Refugjatë, Misioni në Kosovë, ka përmbushur përgjegjësinë e tij duke sjellë tetë tezga, të cilat do të modernizojnë tregun.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mirëpritur këtë iniciativë të Këshillit Danez për Refugjatë, duke falënderuar të gjithë akterët për angazhimin.
Ndryshe qëllimi i këtij projekti është që të forcojë qëndrueshmërinë ndaj konflikteve tek komunitetet përmes punës me të rinjë.
Iniciativa e propozuar është rinovimi dhe modernizimi i tregut egzistues multietnik nga i cili do të përfitojnë të gjithë komunitet që jetojnë në këtë komunë.