
Tetë vetura përfshihen në një aksident
09 nëntor 2019
| 23:57
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 17:25 minuta në dalje të Fushë Kosovës, drejtimi për Sllatinë.
Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës e ka konfirmuar informacionin për lajmi.net. “Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka thënë Krasniqi.