Tetë vite pa veprimtarin Enver Hoxha

21 dhjetor 2018 | 14:32

Sot u bënë tetë vite që kur veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Enver Hoxha nga Shqiponja e Gjakovës ka ndërruar jetë.

Hoxha dhe gjithë familja e tij i kanë shërbyer kauzës për liri të popullit të Kosovës.

I ndjeri si pjesëtar i UÇK-së, ishte burgosur nga forcat serbe gjate luftës dhe kishte vuajtur dënimin nëpër shumë burgje në Kosovë e Serbi.

Enveri përpos burgjeve të Pejës, Lipjanit e Nishit, kishte përjetuar edhe masakrën në burgun e Dubravës ku kishin mbetur të vdekur mbi 130 shqiptar dhe mbi 300 të plagosur rënd e lehtë.

I ndjeri është vëllai i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjakovë, Sadri Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka mbajtur sot tryezë të…