Tetëdhjetë vjet më parë është botuar numri i parë i gazetës ‘Rilindja’

12 shkurt 2025 | 15:16

Sot ka përvjetorin e themelimit gazeta Rilindja. Ajo për herë të parë është botuar më 12 shkurt 1945 në Prizren. Ka qenë gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish-Jugosllavi. Gjashtëdhjetë numrat e saj të parë janë shtypur në shtypshkronjën shtetërore në Prizren, kurse numri 61 i gazetës e të tjerët pas tij janë faqosur dhe shtypur në Prishtinë, fillimisht në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor, pastaj në ndërmarrjen botuese Rilindja, e cila ishte edhe shtëpi botuese.

Rilindja në fillim ishte gazetë e përjavshme. Deri më 27 qershor 1948 botohej vetëm katër faqe, ndërkohë filloi të botohej dy herë në javë, të enjteve dhe të dielave. Nga nëntori i vitit 1958 u bë e përditshme (nuk botohej vetëm të premten). Nga 1964 botohej 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave, 24-32 faqe.

Më 5 shtator 1990 pushteti serb në Kosovë e ndaloi botimin e saj, por pas hyrjes së forcave të NATO-s më 12 qershor 1999 në Kosovë, nisi të shtypet sërish, këtë herë me faqe më shumë dhe një pjesë e tyre me ngjyra.

Gazeta Rilindja ishte gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Gjatë festave të Vitit të Ri shtypej 234 000 ekzemplarë.

Gazeta Rilindja ka pushuar së botuari në vitin 2009.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka mijëra numra të saj në fondin e vet dhe çdo ditë numra të ndryshëm të saj kërkohen nga lexuesit në Divizionin e Shërbimit të Përdoruesve.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka mijëra numra të saj në fondin e vet dhe çdo ditë numra të ndryshëm të saj kërkohen nga lexuesit në Divizionin e Shërbimit të Përdoruesve.

Për t’iu përshtatur nevojave të përdoruesve të sotëm, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron tashmë në platformën digjitale gazetën e digjitalizuar prej numrit të saj të parë deri në numrin e datës 15 mars 1983 nga fondi i koleksioneve të bibliotekës.

Gazetën e digjitalizuar e gjeni në këtë link: https://bibliotekadigjitale-ks.org/dashboard

Nga numri i parë i gazetës, biblioteka ka vetëm kopjen digjitale, ndërsa kopja fizike ruhet në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Në foton ilustruese: numri i parë i gazetës Rilindja.

 

Shënim i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë sot në Skenderaj. Avdylaziz Hoxha, shef…