![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/Alexander-Blok-e1635256108248-780x439-1.jpeg)
Tetori, muaj letërsie dhe revolucioni
Nga: Dashnor Kokonozi
Maxim Gorky, i vetmi shkrimtar me emër që ishte përkthyer kudo nëpër Evropë dhe që i ishte bashkuar revolucionit (jo pa dyshime të shumta e ndonjë përjashtim), mbeti keq. Kështu, bënte ç’bënte, i shkonte në zyrë Leninit dhe i kërkonte të lironte ndonjë nga shokët e tij te dikurshëm.
Ne fakt, thotë Gorky, ai kurrë nuk ma prishte.
Një dite shkoi për poetin e madh Aleksandr Blok. Ia dha edhe për të një cope letër që ta heq nga toga e pushkatimit, por Lenini tha:
– Aleksei Maksimoviq, ç’merresh edhe ti me këto plehra?
Duket se marrëdhënia e komunizmit me poezinë vështirë të klasifikohet si “dashuri me shikimin e parë”. Komunizmi i kërkonte poezisë të kundërtën e asaj çka ishte shkruan në ADN-në e saj (gjë që nuk do të thotë se do të mungonin t’i bashkëngjiten rapsodë të shumtë).