Tetova shpall Rifat Jasharin “Qytetar Nderi”

24 korrik 2022 | 14:21

Komuna e Tetovës, ka shpallur dy ditë më parë “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin, në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend.

Për shkaqe shëndetësore, Rifat Jashari nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit titullin “Qytetar Nderi”, e ka pranuar djali i kryekomandantit Adem Jashari, Lulzim Jashari.

“Të flasësh për historinë, luftën, sakrificën dhe Lavdinë e familjes Jashari, e cila vuri themelet e shtetit të Kosovës është shumë e vështirë dhe më e pakta që mund të bëjmë ne sot është të përkulemi përpara kësaj vepre sublime. Historia e familjes Jashari mbetet historia më sublime, më e përveçme në vargun e përndritur të sakrificës për liri të Kosovës”, ka thënë kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

E në nder të familjes Jashari dy ditë më parë në sheshin “Iliria” Tetovë, është mbajtur edhe një koncert madhështor, ku kanë  marrë pjesë yjet e muzikës popullore shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor…