
Teuta e Ukë Rugova s’e lëshojnë degën e LDK-së në Velani
03 qershor 2019
| 11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor.
Ukë Rugova është zgjedhur delegat në nëndegën e LDK-së në lagjen Velania në Prishtinë.
Ndryshe kjo nëndegë njihet edhe si nëndega e presidentit Rugova.
Përpos Ukë Rugovës, edhe deputetja Teuta Rugova është zgjedhur në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.