Teuta Haxhimusa-Çerkini ka promovuar romanin e saj të parë “Ëndrra e Anës”
Romani “Ëndrra e Anës” nga autorja Teuta Haxhimusa-Çerkini, është promovuar të premten në në teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, me një prezencë të madhe të audiencës.
Ky është romani i parë i autores, Teuta Haxhimusa- Çerkini.
Romani përmban një rrëfim për traumën e papërpunuar të popullit të Kosovës.
“Rrëfimi i Anës është rrëfim për traumën e papërpunuar të popullit të Kosovës, për ecjen e vrullshme pas luftës, por edhe për harrimin, mos-trajtimin, mbylljen e përjetimeve të kosovarëve. Ana ecë suksesshëm pas luftës drejt synimeve të saj, por injoron një ëndërr që i përsëritet që nga paslufta. Miqtë e saj ndërkombëtar gjatë një vizite në shtëpi të saj e zbulojnë se Ana kishte një dhomë muze, që kurrë se kishte përmendur. Muzeu i saj ishte pasqyrim i ëndrrës traumatike”, ka treguar autorja Haxhimusa-Çerkini.
Ajo ka shpjeguar se dhoma muze simbolizon përjetimet e ndrydhura individuale dhe kolektive të Kosovës, të cilat pavetëdijshëm vijnë të maskuara në ëndrrën e Anës.
“Vetëm kur ajo i rrëfeu të gjitha, me ndihmën e miqve të saj arriti ta kuptojë lidhshmërinë dhe mesazhet e ëndrrës, u vetëdijesua. Por nuk ishte vetëm Ana që u vetëdijesua. Miqtë e Anës kishin punuar me vite të tëra në Kosovë, por vetëm gjatë vizitës një javëshe arrijnë ta kuptojnë dhe njohin jo vetëm Anën, por arritën ta kuptojnë ajsbergun e traumës dhe forcës së gjithë kosovarëve”, është shprehur autorja.
Pas luftës në Kosovë rrëfimet sikur kjo, e paraqitur në libër të autores është një rrëfim i secilit kosovar që ka përjetuar luftën.
Përndryshe edhe vajzat e autores së këtij romani, Stina e Erlisa janë artiste në fushat e ndryshme, si në pikturë e piano, por gjithashtu merren edhe me sportet gjimnastikore.
/Epoka e re/