Teuta Haxhiu: Kurti e bëri kurban Konjufcën për të ardhur në pushtet
03 shkurt 2020
| 12:42
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka hedhur akuza ndaj liderit të LV-së, Albin Kurti duke thënë se po e përdorë Glauk Konjufcën për interesat e tij.
Haxhiu ka nisur fjalimin e saj para deputetëve duke parashtruar pyetje nëse Glauk Konjufca ka dhënë dorëheqje.
Megjithatë përgjigja ndaj saj ka pasuar nga deputetë të LV-së në Kuvend duke thënë se Konjufca edhe nuk është dorëhequr nga posti i kryeparlamentarit.
Ajo e ka quajtur Albin Kurtin monark, me sjellje arrogante.
“Albin Kurti e bëri kurban Glauk Konjufcën vetëm për të ardhur në pushtet, njëjtë siç e bëri Isa Mustafa me Vjosa Osmanin”, është shprehur ajo.