Teuta Haziri iku në përjetësi
Nga: Astrit Gashi
Sot Stokholmit iu shua një nder yjet e qytetit. Sot shkoi në përjetesi poetja dhe atdhetarja Teuta Haziri, sot Zhegra e Gjilanit mbeti pa mbretreshen qe e lindi , lamtumirë Teutë!
Ishtë një grua e fortë, plotë jëtë, atdhedashuri ishte zeri i femrës shqiptare në Diasporë.
E pa mundur të shkruaj për ty e të mos me tradhtojne lotët e shtrenjeta Teutë. Sot ndajë dhimbjën më familjën tende më të shoqin e jetës Belginin, vajzën Doruntinën dhe djalin Gencin që ishin pranë tejë deri në frymen e fundit më luftë semundjën që të mori lartë në qiell!
Pse Teutë edhe përmbledhje e poezive e titullove : “Diçka që vjen me lot”.
Në mes lotëvë po postoj dhe këto poezi tuja. Ti vetem fizikishtë ike në perjetësi , vepra dhe poezitë tuja do jetojnë gjithëmonë!
Lamtumirë Mbretreshë!
ATDHEU IM DHEMB
Asnjëherë nuk e pata
një atdhe bashkë
e eca veç në këngë
e mora me vete
aty ku shkova
Kurrë nuk pata forcë
me e bërë bashkë
e ndanë
e vranë
na e dhanë
copa copa
Atdheu im
ëndërr e mbledhur
në grusht
një grusht dhe
që më mbanë në këmbë
Atdheu im dhemb!
……………………………………………
Dy shtëpi
Tek njëra më gjejnë mëngjeset
tek tjetra ëndërrat
në njëren vashë
tek tjetra grua
njëra më rritë
tjetra më plakë
Pikojë mes dy streheve
herë i ik njëres
herë i ik tjetres
gjithmonë në mall
gjithmonë në kërkim
dy shtëpi flejnë në mua
unë zog në shtegtim
atdheu im!