Teuta ia rrëmben kapitenin Tiranës
03 shtator 2020
| 16:43
Erando Karabeci është futbollisti më i ri i Teutës. Ish-kapiteni i Tiranës u prezantua të enjten si lojtari më i ri i fituesve të Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë.
Me transferimin e Karabecit, Teuta paralajmëron kundërshtarët se do të jetë një ekip më i fortë se sezoni i kaluar.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes me mesfushor Ernado Karabeci. 30-vjeçari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur për Teutën. Në Durrës, Karabeci vjen nga Tirana, ku luante prej disa sezonesh në Superligë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Teutës.