Teuta kalon Kukësin, ‘fluturon’ në gjysmëfinale

14 mars 2023 | 16:02

Kukësi i afrohet përmbysjes së madhe në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, duke fituar 2-1 ndaj Teutës, por në gjysmëfinale kalon ekipi durrsak falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë.

Verilindorët shpresuan deri në fund, por nuk arritën ta çonin të paktën në shtesë, kondicionuar edhe nga mbetja me 10 lojtarë. Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 29-të në “Kukës Arena”.

Pas një goditje nga këndi të Kukësit, Teuta nis një kundërsulm të shpejtë me një top të gjatë për Grudën, i cili shfaqet para Tafas dhe nuk gabon. Durrsakët e mbyllin fraksionin e parë me avantazhin e këtij goli.

Me të nisur e dyta, Kukësi barazon shifrat. Një harkim nga e djathta gjen Xhonson, gjuajtja e të cilit kthehet nga Qirko, por pastaj vjen Rashiti, i cili dërgon sferën në rrjetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është një nga klubet që ka shpenzuar jashtëzakonisht shumë…