Teuta merr kreun me një supergol, Vllaznia e Partizani ndahen në paqe

03 prill 2021 | 19:43

Teuta kap Vllazninë në krye, pasi ka mundur Laçin në Durrës me rezultatin minimal 1-0. “Djemtë e Detit” kanë dominuar dhe i janë afruar disa herë golit me Lorenco Vilën dhe Dejvi Bregun që në 45 minutat e para, që u mbyllën në barazim pa gola.

Vlonjati Bregu ishte protagonisti absolut, duke vallëzuar në zonën e Laçit dhe duke shënuar një gol fantastik, i 50-ti për të në Superiore. Kurbinasit tentuan të mos mposhteshin në Durrës, por nuk ia dolën dot dhe tani bien në vendin e tretë që e ndajnë me Partizanin.

Në Shkodër Vllaznia-Partizani përfundoi 0-0. Miqtë ishin më kërkues në pjesën e parë, duke iu afruar golit me Bitrin. Në të dytën shkodranët u paraqitën më mirë dhe Shehi e Dilaver rrezikuan portën e Alban Hoxhës, por pa sukses. 0-0 dhe gara për titulli vazhdon të jetë shumë interesante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së mendon se…