Teuta mposhti Kastriotin
Teuta ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur minimalisht Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë.
Durrsakët ishin dominues gjatë pjesës së parë, por pa arritur të rrezikonin seriozisht portën e krutanëve, të cilët mbroheshin mirë. Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Kastriotin që priste prapa dhe kërkonte kundërsulmin.
Duhet të vinte minuta e 71’ që të shikonim golin në këtë ndeshje, ku Dejvi Bregu pas një goditje dënimi të fituar nga ai vetë, gjuan bukur nga jashtë zone, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.
Pas këtij rasti Kastrioti u hodh në sulm, duke rrezikuar disa herë, por pa sukses për të gjetur golin. Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e dytë, me 26 pikë, 3 pikë më shumë se Partizani i vendit të tretë, që luan ditën e nesërme derbin me Tiranën, ndërsa Kastrioti zbret në vendin e 7-të me 17 pikë.