TëVë1: Dorëhiqet Zana Spahiu nga pozita e u.d Drejtoreshës së RTK-së
Televizioni “TëVë1” shkruan duke u thirrur në burime të veta se Zana Spahiu është dorëhequr nga pozita e ushtrueses së detyrës së Drejtoreshës së Radio Televizionit të Kosovës
“Ushtruesja detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë ka mësuar Tëvë1 sipas burimeve konfidenciale të saj”, shkruan TëVë1.
Kujtojmë se në korrespodencën e publikuar nga redaktori Jeton Musliu, email-i i parë që ka nxjerrur për publikun është pyetja e Spahiut për lajmin e rremë të Slobodna Bosnës se a janë verifikuar faktet dhe kontaktuar mediumet emri i të cilëve lakohet në artë artikull,.
“Te nderuar,
Kerkoj qe te na informoni lidhur me nje shkrim qe eshte publikuar ne mediat online dhe ne lajmet qendrore, i perkthyer ne gjuhen shqipe nga nje gazete e Bosnje Hercegovines.
https://www.rtklive.com/sq/new…
Si eshte vleresuar ky shkrim per tu publikuar, a ka pasur ndonje verifikim te fakteve dhe pretendimeve, a jane kontaktu mediumet qe jane permendur aty.
Kerkoj nje raport nga ju deri jeser ne ora 10:00 .
Me respekt,
Zana Spahiu
U.D Drejtoreshë e Përgjithshme e RTK-së”.
Ndryshe Zana Spahiu u emërua U.D Drejtoreshë e Përgjithshme e RTK-së, pas dorëheqjes së Drejtorit të deriatëhershëm Shkumbin Ahmetgjekaj. Edhe Ahmetgjekaj kur pati dhënë dorëheqje pati përmendur presionin e madh brenda RTK-së.