Tevezi: Në ndeshjen time të lamtumirës dua Ronaldon dhe Messin

28 qershor 2020 | 14:04

Carlos Tevez po merr në konsideratë idenë për t’u tërhequr nga futbollit. Sikundër deklaroi në një intervistë për “Radio la Red”, qendërsulmuesi argjentinas është ende i dyzuar për atë që do të bëjë vitin e ardhshëm, kur do t’i përfundojë kontrata me Bocën, të cilën do ta rinovojë edhe për gjashtë muaj.

Gjatë intervistës, “Apashi” ka folur për një ndeshje lamtumire dhe lojtarët që do të pëlqente të kishte në krah. “Do të thërrisja Buffonin, Ibarrën, Ferdinandin, Haizen dhe Evranë. Në mesfushë Pirlon, Scholesin dhe Pogban ndërsa në sulm Ronaldon, Messin dhe Rooneyn”. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të ëndërrojnë të shohin bashkë në fushë qoftë dhe për një miqësore CR7 dhe “Pleshtin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emily Ratajkowski ka befasuar fansat me ngjyrën e re të…