Tevezi pensionohet te Boca Juniorsi
20 janar 2020
| 11:13
Gjatë një interviste për mediat argjentinase, sulmuesi i Boca Juniorsit, Carlos Tevez, ritheksoi edhe një herë se dëshira e tij është ta përfundoi karrierën pikërisht te skuadra e Bocas.
35-vjeçari bëri me dije se gjatë muajit qershor do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Kontrata e sulmuesit me klubin argjentinas skadon pikërisht në qershor por, sipas mediave, drejtuesit mund të vendosin t’i rinovojnë kontratën lojtarit.
Ajo që dihet dhe që tashmë është e qartë për të gjithë është se në karrierën e Tevezit nuk do të ketë fanella të tjera për t’u veshur.