Tevide Imeri zgjedhet kryetare e FSShK-së
Me datë 29.04.2022 në ambientin e hotel Venus-Prishtinë kanë vazhduar punimet e ndërprera të Kongresit të IV-të Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të datës 07 prill 2022.Pas konstatimit të kuorumit të delegatëve, kryesia e punës ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku është miratuar Statuti i FSSHK-së në parim me vërejtjet e dhëna nga delegatët, pas kësaj është vazhduar me përzgjedhjen e Komisioneve Punuese: Verifikimi, komision Kandidues dhe Komisioni Zgjedhor. Pas verifikimi të delegatëve dhe përcaktimit të kuorumit në Kongresin zgjedhor me 111 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim për struktura udhëheqëse të FSSHK-së janë zgjedhur në këtë përbërje:
Kryetare të FSSHK-së Znj.Tevide Imeri
Nënkryetar të FSSHK-së Dr.Bajram Kryeziu
Nënkryetar të FSSHK-së Mr.Blerim Delija
Kryetar të Këshillit Drejtues Dr.Naim Sahiti
Kongresi i FSSHK-së mbylli punimet pas miratimit të rezolutave nga ana e delegatëve të pranishëm:
- Rezoluta mbi migrimin e punëtorëve
- Rezoluta për Komitetin e Gruas
- Rezoluta për Komitetin Rinor
Gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës ku më pas do të pasojnë aktivitetet e parapara sipas plan programit.