Tezaku i Glauk Konjufcës bëhet kandidat për kryetar të Shtimes

14 gusht 2021 | 21:24

Favorizimi i familjarëve nga njerëzit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është duke u bërë vetëm nëpër institucione, por edhe në strukturat e saj partiake.

Përveç punësimeve të familjarëve të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, njerëzit kryesorë të Vetëvendosjes po e ushtrojnë ndikimin e tyre edhe nëpër struktura, që familjarët dhe të afërmit t’i kandidojnë në nivel lokal.

Rasti i fundit është me Qemajl Aliun nga fshati Godanc i Komunës së Shtimes, i cili njëherit është edhe tezak i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, raporton Demokracia.com.

Në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, javë më parë në garën e brendshme të kandidimit për Kryetar të Shtimes ishin Adnan Ademi dhe Fatmir Rashiti.

Ademi në mënyrë absolute e kishte fituar garën ndaj Rashitit. Por, sipas burimeve brenda Qendrës së Vetëvendosjes në Shtime, fuqia dhe ndikimi i Glauk Konjufcës ka bërë që në kundërshtim me rregullat statutore të Lëvizjes Vetëvendosje, të favorizohet tezaku i Konjufcës si kandidat për kryetar, gjë që ka prodhuar pakënaqësi të shumta tek aktivistët e këtij subjekti politik.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Qemajl Aliu kishte grumbulluar gjithsej 1486 vota. Nga ana e PDK-së, kandidat është kryetari aktual i Shtimes, Naim Ismajli, ndërsa nga ana e LDK-së është Bedri Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar boksierin…