‘Tgm6’/ Lokomotiva e vjetër sovietike që vazhdon të punojë në hekurudhën shqiptare
Ajo mund të duket si “rrangalle”, por në fakt është një “lubi” prej metali me 1200 kuaj fuqi që tërheq vagonët edhe sot e kësaj dite nëpër hekurudhën tejet të amortizuar shqiptare.
Lokomotiva e prodhimit sovietik ‘Tgm6’, përdoret edhe sot nga kompania shqiptare “BETONPLUS”, e cila transporton materiale inerte nga Kopliku në Sukth.
Lokomotiva ka ardhur nga Mali i Zi, ndërsa historia e saj zë fill në epokën Jugosllave, si pjesë e Hekurudhës Jugosllave, logon e të cilës e mban në të dy drejtimet (JŽ, ЈЖ në alfabetin Cirilik).
Sipas faqes profesionale “Albanian-Transport”, lokomotiva “Tgm6-002” është prodhuar në vitin 1988 nga Fabrika e Lokomotivave Diesel “Lyudinovski” pranë Moskës (Люди́новский тепловозострои́тельный заво́д)./Albanian-Transport.com/Mapo.al/
“Tgm6” është lokomotivë diesel-hidraulike me katër akse dhe me 1200 kf.