
Thaçi: 20 vjet më parë u shpreh vullneti i qytetarëve për liri dhe pavarësi
02 korrik 2019
| 15:37
Me rastin e 29-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se më 2 korrik të vitit 1990 delegatët e atëhershëm kishin shprehur vullnetin e qytetarëve për liri dhe pavarësi nga ish-Jugosllavia.
“Sot u bënë 29 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut 1990, ku delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin e qytetarëve tanë për liri dhe pavarësi nga ish Jugosllavia. Pas shumë zhvillimeve politike, ky synim u bë realitet dhe sot Kosova është shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Edhe në këtë përvjetor shprehim falënderim dhe respekt për të gjithë delegatët e guximshëm të 2 Korrikut”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/