Thaçi: 2019-a, vit i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi
01 janar 2019
| 11:49
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se përderisa viti 2018 ishte viti i Ushtrisë së Kosovës, viti që sapo filluam do të jetë viti i hapjes së kufirit Kosovë – Shqipëri dhe i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi.
“Mirëmëngjesi miq,
Përderisa viti 2018 ishte viti i Ushtrisë së Kosovës, viti që sapo filluam do të jetë viti i hapjes së kufirit Kosovë – Shqipëri dhe i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.