Thaçi: Adem Demaçi tërë jetën ia kushtoi Kosovës
26 korrik 2018
| 19:18
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e ka të vështirë ta pranojë se veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka ndërruar jetë.
Ai ka thënë se Baca Adem tërë jetën ia ka kushtuar Kosovës.
“Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/