Thaçi: Ahmet Krasniqi bashkoi të gjithë në luftë
21 shtator 2018
| 14:38
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar lartë kontributin e heroit të kombit Ahmet Krasniqit si dhe të dëshmorit Qazim Jakupit, me rastin e 20- vjetorit të rënies së tyre si dhe rivarrimit të tyre në Kosovë.
Thaçi ka thënë se Ahmet Krasniqi i ka bashkuar të gjithë në luftë. “Si president i Republikës së Kosovës duke qenë në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, dua ta falënderoj ministrin Berisha për këtë që po ndodh sot, megjithëse vepër shumë e vonuar. Ahmet Krasniqi siç i bashkoi të gjithë në luftë, i bashkoi të gjithë edhe sot në Prishtinë”, ka thënë Thaçi.