Thaçi: Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore

13 shkurt 2019 | 08:50

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. 

“Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sot në moshën 102 vjeçare është ndarë nga jeta Idriz Ajeti, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 102 vjeçare, albanologu, gjuhëtari e…