Thaçi: Aksidenti në Gjilan, ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme
07 mars 2019
| 17:04
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme.
“Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/