Thaçi: Aksioni ndaj gylenistëve ishte gabim
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka folur për deportimin e gjashtë shtetasve turk nga Kosova.
Ai ka thënë për herë të parë se aksioni ndaj gylenistëve ishte gabim.
“Nuk kam ndërruar kurrë mendim për çështjen e depërtimit të turqve. Unë i qëndrojë mbrapa postimit që e kam bërë në Facebook”, ka thënë Thaçi në “T7”.
Ai ka bërë me dije se aksioni ndaj gylenistëve ishte gabim.
“ Ky proces nuk është dashur të ndodhte në asnjë rrethanë. Aksioni ndaj tyre ishte gabim. Mekanizmat përgjegjës duhet të zbërthejnë në detaje se çfarë ka ndodhur me deportimin e turqve. Kur ata të japin zbërthimin e tyre edhe ne mund të japim mendimet tonë”, ka thënë Presidenti Thaçi.
I pari i vendit thotë se do të ndodh një rishikim i krejt procesit.
“ Do të ndodh një rishikim i plotë i të gjithë procesit që ka ndodhur. Mbi këtë edhe do të kemi një qëndrim shtetëror”, ka deklaruar ai.