Thaçi: Aktakuza e parë m’u ngrit tre muaj para se të rizgjidhesha president, aktakuza e re vetëm dy muaj para zgjedhjeve, vetëpërmbahuni

17 dhjetor 2024 | 15:31

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re se ka penguar dëshmitarët.

Thaçi në fjalën e tij hyrëse përmendi faktin se Prokuroria e Hagës ia kishte ngritur aktakuzën e parë veç tre muaj para se ai të rizgjidhej president i vendit, ndërsa aktakuza e re vjen veç dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Siç e tha avokatja, para se të deklarohem, dua të shtoj diçka. Pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi, për mbarëvajtjen e rregullt, kushtetues e ligjor. Para 4 vitesh, nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje, vetëm 3 muaj para se të rizgjedhesha president, tash para 10 ditësh, nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë, vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Unë nuk jam pjesë e garës politike, e as nuk kam ambicie politike, as presidenti, as kryeministër, as deputet, as pozitë publike. Theksoj se nuk jam pengesë, e nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politike as projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë e shtetin e Kosovës, me vizionin për anëtarësim në NATO, BE, raport special të përjetshëm me Amerikën. Por, e nderuara gjyqtare, dëshiroj të ritheksoj dhe nënvizoj domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës në këtë sallë, mosrespektimi i Kushtetues e ligjeve të Kosovës nga palët, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë. Ftoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi për aktakuzën e re ka folur edhe kur u paraqit herën e parë. Edhe atë ditë Thaçi e ka ndërlidhur me shkaqe politike, duke thënë se nuk është rrezik për askënd.

“Me siguri e dine se unë tash e katër vite përballem me një proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretues të historisë politike dhe kombëtare për lirin dhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një proces vulimunoz. E di që shoqëria kosovare, familja ime presin me padurim fundin e këtij procesi, presin drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, ka kishte Thaçi. /Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti Igli Tare ka rrëfyer në “procesin Sportiv” ngjarjet e…